×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Hetimi pasuror ndaj Klement Balilit, sekuestrohet “Santa Quaranta”
21 ore më parë
Greqi - Kroaci/ Grekët shpalosin në stadium flamurin e 'Eprit të Veriut'
nga shqiperiaime.al (13/11/2017 ora 04:27)

Një tjetër skandal propagandistik ndodhi mbrëmë, në ndeshjen e futbollit mes Greqisë dhe Kroacisë, e vlefshme për "play-off" e Kupës së Botës, e cila do të zhvillohet në Rusi, vitin tjetër.

Në momentin e luajtjes së himnit grek, në stadiumin "Karaiskaqi", pjesëtarë të organizatës nacionaliste "Epiri i Veriut 1914" që ishin të pranishëm në stadium kanë hapur një flamur gjigand që kërkon aneksimin e Shqipërisë së jugut

Një flamur propagandistik i ndaluar rreptësisht në ambiente të tilla sportive, njësoj si tymueset apo mjetet e forta të cilat ndalohen që në kontrollet e policisë përpara futjes në stadium. Por nëse sendet e forta, tymueset apo shashkat janë të përmasave të tilla që edhe mund të evitojnë kontrollet, një flamur gjigand i këtyre përmasave, që edhe regjia e kanaleve greke që trasmetonin ndeshjen e kanë futur në trasmetim, ndoshta gabimisht, vështirë të fshihet dhe t'i kalojë kontrolleve të policisë.

Një incident i tillë në ndeshjet zyrtare të niveleve të larta, siç janë eleminatoret për Kupën e Botës, duhet të ketë pasoja të rënda për një vend organizator, që pretendon të luajë futboll sipas rregullave të FIFA-s, e jo të evokojë një frymë urrejtje dhe nacionaliste në shkallët e stadiumit nga një grup tifozësh ekstremistë. Këto epsiode nuk kanë lidhje me futbollin dhe shkelin rëndë rregullat e FIFA-s, të pranuara nga të gjithë.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
Lajm 'bombë', futbollisti shqiptar ndahet nga gruaja e tij superseksi: 'Nuk dua ta përdorë mbiemrin tim'
Nga macja e zezë tek pasqyra e thyer: 10 besëtytnitë që besojnë shqiptarët!
Hueyda flet për partnerin e ri: Ai është dashuria ime e parë dhe shpresoj e fundit!
Iva Aliko dhe Kallashi me sjellje lezbikesh në emision, bëjnë veprimin që nuk pritej
Skandali/ Iva Aliko nxjerr në shesh thithkat e gjoksit të saj live në emision (Foto+18)
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]