×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Fruti simbol i vjeshtës, njihuni me vetitë çudibërëse të tij
nga I.M (11/10/2017 ora 04:07)

Ky është fruti simboli i vjeshtës dhe të gjithë ata që i dëshirojnë shumë, po jetojnë tani në stinën e tyre më të dashur. Gështenjat nuk kanë vetëm shije të mirë, por përmbajnë një pasuri vlerash të dobishme.

Ato mund t’i shijojmë të ziera ose të pjekura dhe janë plotësisht pa gluten.

Gështenjat, gjithashtu, janë të dobishme në kozmetikë, për bukurinë e lëkurës dhe flokëve.

Gështenjat kanë fuqi të larta ushqyese, sepse janë shumë të pasura me karbohidrate: 100 gram gështenja të freskëta përmbajnë rreth 200 kalori. Nëse gështenja është zier, kontributi bie në 130 për 190.

Gështenjat kanë nivele të ulëta të yndyrës dhe në sajë të përmbajtjes së lartë të fibrave, ato janë miqësore me personat që luftojnë kundër nivele të larta të kolesterolit.

Ndër elementet ushqyese të pranishme në gështenjë janë kaliumi, me virtytet antiseptike dhe aftësinë për të kontribuar në forcimin e muskujve. Fosfori, squfuri, magnezi, kalciumi, klori dhe hekuri, vitamina C dhe acid folik po ashtu janë prezentë.

Përmbajtja e lartë e celulozës e bën atë një aleat të funksionimit të mirë dhe rregullues të zorrëve. Gështenja gjithashtu kanë veti të mira antiinflamatore për shkak të pranisë së acideve fenolike.

Të pasura me antioksidantë, gështenjat janë aleate të fuqishme të bukurisë. Përmirësojnë dhe hidratojnë lëkurën, si dhe riparojnë dëmin e shkaktuar nga rrezet ultravjollcë.

Vitamina C e pranishme në gështenja është e dobishme për prodhimin e kolagjenit, një aleat i madh elastik dhe tonik i indeve të lëkurës.

Për fytyrën: Tuli i gështenjës ka astringent dhe është i dobishëm në përgatitjen e maskave për fytyrën, i përshtatshëm në veçanti për ata që kanë lëkurë me yndyrë. Vetëm vlojini gështenjat dhe shtypini pulpën. Mund të shtohet lëng portokalli për të rritur efektin astringent të maskës, ose qumësht dhe mjaltë për një lëndë ushqyese dhe efekt zbutës, apo edhe kos natyral.

Për flokët: Ziejini lëkurat e gështenjave dhe lëngun përdoreni në shpëlarjen e fundit të flokëve, për një fije floku të ndritshme dhe të butë. Por kini kujdes: Trajtimi është i përshtatshëm vetëm për ata me flokë të errët ose kafe, sepse shpëlarja lë refleks. Ose lëngu para përdorimit në flokët biondë duhet të filtrohet

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]