×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Hetimi pasuror ndaj Klement Balilit, sekuestrohet “Santa Quaranta”
18 ore më parë
FederBet plas skandalin, ndeshja e kombëtares u trukua (Foto)
nga B.Marku (14/11/2017 ora 05:36)

Kthehet hija e trukimeve për futbollin tonë dhe tashmë nuk ka të bëjë më me klubet, por me atë që është më e shenjta për tifozët tanë, fanellën kuqezi. Ka dyshime se ndeshja e sotme miqësore e Shqipërisë U-20 me bashkëmoshatarët gjeorgjianë, mund të ketë qenë e manipuluar dhe këtë e konfirmojnë edhe organizata të cilat monitorojnë fluksin e basteve sportive.

Pas sinjalizimeve të marra për takimin në fjalë, se nuk kishte qenë thjesht një ndeshje e zakonshme miqësore, u kontaktuan zyrtarë të FederBet. Organizata në fjalë, e cila bashkëpunon me Bashkimin Europian dhe ka monitoruar prej kohësh luhatjet e basteve ka dhënë një reagim zyrtar për “Vipsport.al”, ku thotë: 

“Jemi sinjalizuar se kjo ndeshje ka regjistruar lëvizje anormale të basteve. Në fakt, këto anomali kanë të bëjnë me përfundimin e ndeshjes me 3 apo më shumë gola”, deklaruan zyrtarisht funksionarët e FederBet, të cilët po kryejnë hetimet e tyre për rastin në fjalë.

Ndeshja u mbyll me disfatën 3-0 të Shqipërisë U-20, në një sfidë ku u humb një penallti nga kuqezinjtë në fundin e pjesës së parë, që u mbyll 1-0 për vendasit. Dy golat e tjerë të Gjeorgjisë U-20 erdhën në minutat 69’ dhe 73’.

Gjithashtu, Federbet, përveç reagimit zyrtar, ku konfirmon dyshimet, i ka nisur redaksisë së “Vipsport.al” edhe të gjithë luhatjet e koeficentëve, të cilët konfirmojnë se në ndeshjen midis Gjeorgjisë U-20 dhe Shqipërisë U-20 ka pasur baste anormale.

Trajneri Alban Bushi bëri një grumbullim me futbollistë, ku dominojnë nga kampionati shqiptar, për duelin miqësor ndaj Gjeorgjisë, i cili u zhvillua ditën e sotme.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
Lajm 'bombë', futbollisti shqiptar ndahet nga gruaja e tij superseksi: 'Nuk dua ta përdorë mbiemrin tim'
Nga macja e zezë tek pasqyra e thyer: 10 besëtytnitë që besojnë shqiptarët!
Hueyda flet për partnerin e ri: Ai është dashuria ime e parë dhe shpresoj e fundit!
Iva Aliko dhe Kallashi me sjellje lezbikesh në emision, bëjnë veprimin që nuk pritej
LAJMI I FUNDIT: Arrestohet politikani i njohur shqiptar, ja pamjet
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]