×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Facebook Messenger sjell ndryshimin e madh
nga E.B (10/10/2017 ora 07:47)

Ekziston një version i fshehur dhe më i mirë i Facebook Messenger – dhe do të doni që të filloni ta përdorni menjëherë.

 Facebook e ka bërë aplikacionin e tij Messenger Lite në dispozicion për më shumë vende, duke ua mundësuar të gjithëve që ta përdorin një version më të shpejtë dhe më efikas të aplikacionit të tij.

Versioni më i lehtë funksionon duke u “liruar” nga shumë pjesë shtesë dhe të padobishme të aplikacionit, si për shembull historitë dhe gifat.

Duke bërë kështu, aplikacioni i ndal shumicën e gjërave që veprojnë kur Messenger është i hapur, duke ua mundësuar përdoruesve që të ruajnë më shumë hapësirë, të përdorin më pak mb dhe të shmangin çdo veçori shtesë që ka ardhur kohët e fundit në Messenger.

Facebook Messenger Lite është tani në dispozicion për shumicën e njerëzve që kanë një celular Android, edhe pse ende nuk ka version për iOS, shkruan indeksionline. 

Ai mund të shkarkohet si çdo aplikacion tjetër, përmes Google Play Store.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]