×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
E reja nga Lezha: I fejuari më…natën kur bëri gjënë më të ulët të mundshme
nga B.Marku (01/12/2017 ora 06:39)

Një vajzë e re po vuan dramën e tradhëtisë dhe ndodhet në një situatë që i ngjan pa rrugëdalje. Historia e dhimbshme është rrëfyer për “ShkodraNews”.

“I fejuari më ka tradhëtuar një natë me një vajzë që e ka në punë dhe unë jam gati të zhdukem nga kjo botë.

Kam tre muaj që vuaj me gjithë shpirt dhe vetëm qaj. E kam lënë punë dhe gjithçka, madje as bukë nuk ka dot.

Ai m’u lut disa ditë, por kur e pa që unë nuk po e kaloja dot ka ikur dhe nuk është bërë më i gjallë.

Në do të martoheshim vitin tjetër, kishim lënë edhe muajin se kur, por gjithçka u shkatërrua.

Ndjehem shumë keq tani, shumë keq. Sepse e doja shumë dhe e dua akoma, edhe tani që ai u bënë javë që nuk më kërkon më unë ndjehem krejt e pavlerë.

Më ka marrë malli edhe po më mbyt ideja se mos është me atë tjetrën ose të njohë dikë tjetër.

Në të dy jemi 21 vjeç dhe jetojmë në Lezhë.

Familja e sheh sa shumë unë po vuaj e nuk po dinë çfarë të bëjnë.

Nuk dua ta kërkoj unë, por ai nëse me do pse më kërkoi aq pak?

Pse iku?

Më ndihmoni ju lutem sepse jam krejt e shkatërruar nga tradhëtia më e ulët e mundeshme…”, shkruan ajo.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]