×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
E pranojnë gjermanët, ja sa do të jetë përqindja e muslimanëve në vitin 2050
nga B.Marku (03/12/2017 ora 03:42)

Përqindja e myslimanëve në numrin e përgjithshëm të banorëve të Evropës do të ketë një rritje të madhe gjatë viteve në vijim. Ajo madje mund edhe të katërfishohet, po ju besua një studimi të realizuar nga Pew-Research-Center, shkruan zeit.de.

Studimi në fjalë tregon se pjesëmarrja e myslimanëve në popullatën e Gjermanisë nga 6.1 për qind sa është tash, në vitin 2050 do të arrijë në 8.7%. Por, kjo rritje e vogël arrihet vetëm në rast se nga ku moment nuk do të ketë më fare migrim të myslimanëve në Gjermani.

Në rast të një migrimi mesatar, përqindja e myslimanëve në vitin 2050 do të jetë 10.8% ndërsa nëse migrimi do të jetë në një shkallë më të lartë, myslimanët do të përbëjnë rreth 20% të gjithë popullatës gjermane.

Rritjen e numrit të myslimanëve, edhe në rast të mungesës së migrimit të tyre, e bëjnë të mundur dy faktorë: mosha mesatare e re e myslimanëve që sot jetojnë në Gjermani (31 vjet në krahasim me 47 vjet sa është mosha e jomyslimanëve) dhe shkalla më e lartë e lindjeve te gratë myslimane.

Në këtë studim ndërkaq nuk janë përfshirë disa aspekte si për shembull bashkimi familjar, përcjell albinfo.ch. Po ashtu, janë marrë në shqyrtim vetëm azilkërkuesit e pranuar, pra jo edhe ata me status “Duldung” (të toleruar) ose ata myslimanë që në Gjermani jetojnë në mënyrë ilegale. Me përfshirjen edhe të këtyre kategorive, përqindja do të ishte sigurisht edhe më e madhe.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]