×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
E papritur/ Ibrahimoviç do të zvogëlojë hundën e 'stërmadhe' sepse...
nga B.Marku (29/11/2017 ora 05:44)

Edhe pse 36-vjeçar tashmë, Zlatan Ibrahimoviç nuk rresht kurrë së çudituri.
Vetëm 6 muaj pas dëmtimit të rëndë në gju, prej të cilit u mendua edhe një lamtumirë e mundshme e tij ndaj futbollit të luajtur, sulmuesi suedez është rikthyer në fushën e blertë të “Old Trafford”-it, duke i ofruar kështu një “armë” më shumë trajnerit Mourinho për vazhdimin e sezonit.

Megjithatë, lajmi më i bujshëm nuk ka të bëjë me futbollin. Sipas asaj që raporton “Fanatik”, Ibra duket se është gati të udhëtojë drejt Turqisë për një ndërhyrje kirurgjikale…në hundë!

Pas shumë kohësh e shumë “kritikash” nga revistat e ndryshe të “showbizz”-it, duket se “Ibracadabra” është bindur se hunda e tij nuk i përmbush të gjitha pritshmëritë estetike të tij

Ibrahimoviç thuhet se ka programuar një takim me Erkan Zengin, një mikun e tij që i ka dhënë mbështetjen për një ndërhyrje të tillë estetike. Sulmuesi i Manchester United duket se po dëshiron me dëshpërim tashmë zgjidhjen e këtij problemi, madje sa më shpejt të jetë e mundur.
Top Channel

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]