×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
E pabesueshme/ Këto janë gjërat që Nostradamusi kishte thënë se do të ndodhnin në 2017-ën
nga B.Marku (22/11/2017 ora 07:25)

Përmbytje dhe thatësira; Rrufe dhe konflikt; Beteja në perëndim të diellit; Një skandal mbretëror; Zgjedhja e një “Dhelpre” dhe një version i çuditshëm i Fermës së Kafshëve

Michel de Nostredame, zakonisht i latinizuar si Nostradamus, ishte një mjek francez dhe astrolog që jetoi në shekullin e 16-të.

Sipas ithtarëve të tij, ai parashikoi shumë gjëra që kanë ndodhur në shekujt e fundit; duke përfshirë Revolucionin Francez, ngritjen në pushtet të Adolf Hitlerit dhe 11 shtatorin.

Profecitë e tij, të cilat ai shkroi në vargje me katër rreshta, natyrisht janë të hapura për interpretim – por britanikja The Independent ka përcjellë disa vargje që ndoshta mund të hedhin pak dritë mbi 2017:

  1. Përmbytje dhe thatësira

Për dyzet vjet ylberi nuk do të shihet.

Për dyzetë vjet do të shihet çdo ditë.

Toka e thatë do të bëhet edhe më e thatë,

dhe do të ketë përmbytje të mëdha kur të shihet.

2. Rrufe dhe konflikt

Njeriu i madh do të goditet gjatë ditës nga një rrufe.

Një vepër e keqe, e parathënë nga bartësi i një peticioni.

Sipas parashikimit një tjetër do të bjerë gjatë natës.

Konflikt në Reims, Londër, dhe murtajë në Toskanë.

3. Betejë në perëndim të diellit

Pak para se të perëndojë dielli, beteja fillon.

Një komb i madh është i pasigurt.

Me të mbaruar, porti nuk përgjigjet,

ura dhe varri, të dyja në vende të huaja.

4. Pakëz pushim

Murtaja zhduket, bota bëhet më e vogël,

për një kohë të gjatë tokat do të banohen në paqe.

Njerëzit do të udhëtojnë të sigurt nëpër qiej dhe në dete:

pastaj luftërat do të fillojnë sërish.

5. Një skandal mbretëror

Letra gjenden në kraharorin e mbretëreshës,

nuk ka firmë dhe emër autori.

Hileja do të fshehë ofertat,

kështu që nuk do e dijnë kush është i dashuri.

6. Një version i çuditshëm i Fermës së Kafshëve

Një dhelpër do të zgjidhet pa folur asnjë fjalë,

në publik do shfaqet si shenjtor, sikur mbahet veç me bukë,

më pas do të bëhet papritur tiran,

dhe do të vërë këmbën në fytin e më të mëdhenjve.

7. Perëndimi i dobësuar

Dy herë lart dhe dy herë poshtë,

Lindja do të dobësojë Perëndimin.

Kundërshtari i saj pas shumë betejash

i ndjekur nga deti do të shembet kur të jetë nevoja. / The Independent

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]