×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Djali nga Razma: S’guxoj t’i them të vërtetën koleges në Call Centre, që dua ta…
nga B.Marku (13/10/2017 ora 11:10)

Mjediset e punës behën shpesh vendi ku lind dashuria. Kështu ka ndodhur dhe me një djalë të ri nga Razma, i cili dashuron kolegen e punës, por nuk guxon ende t’ja shprehë ndjenjat e tij në sy. Ja historia e dërguar në “ShkodraNews”.

“Përshëndetje! Kush tha se ne djemtë jemi të paparë për të propozuar? E keni gabim! Ja, jam unë, lindur në Razëm e kam banuar gjithmonë në qytet, që nuk arrij dot t’I them në sy vajzës më të bukur në botë që e dashuroj.

Bashkë punojmë në një kompani Call Centre, prej 2 vitesh. Kur ajo nisi punën, sapo e pashë më mori zemrën. Ka sytë më të bukur në botë dhe e vetmja gjë që arrij t’i them edhe në kulmin e muhabetit ‘miqësor’ është: O e bukur!

Jam 26 vjeç dhe ajo është 23 vjeçe.

Nuk po arrij as ta ftoj për dreke. E jo më t’i them që dua ta kem të dashur. Dridhem para saj. Kam patur edhe femra të tjera përpara, por më bosh jam ndjerë pasi i kam puthur sesa para. Kurse kjo më mek krejt.

Kishte ditëlindjen në gusht dhe i lashë një mesazh në tavolinën e punës me një tufë me lule. Në letër kisha shkruar:  Çdo histori dashurie ka një fillim, një mes dhe një fund, por unë jam i mbërthyer në kapitullin e parë, sepse kam shumë frikë të të them çfarë po ndjej.

Nuk e vura emrin, e ajo vazhdon vret mendjen se kush mund të jetë djali misterioz. Kam frikë t’i them që e dua sepse kam frikë se nuk ndjen njësoj si unë.

Nuk do e duroja refuzimin, se e dua fort! Nëse e lexon këtë dua t’i them vetëm: Misteriozin që kërkon e kë pasur afër gjithmonë, dy karrige larg :D”. 

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
“S’keni parë gjë akoma”: Del prova e parë e prishjes së provave për Tahirin
"S'ka prova?! Prova për të tërë", gazetari Hoxha "mbush" me prova Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Habit portieri serb: 'Më e lehtë të luaje në Elbasan se në Serbi, këtu neve na...'
“Ta marr për leckash, turithara, shëmtira e dreqit”, simpatizantja e Tahirit ofendon gazetaren (Video)
Bëhuni gati! Nesër do të ketë reshje dëbore në këto zona të Shqipërisë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]