×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Caktohen grupet e “RUSI 2018”, Rusia "peshkon" Egjiptin e Arabinë, Portugalia gjen Spanjën
nga B.Marku (01/12/2017 ora 05:18)

Në këto momente në pallatin e Kremlinit po hidhet shorti i grupeve të Kupës së Botës “Rusi 2018” .

Figura të rëndësishme të botës së futbollit do vendosin “fatin” e 32 kombëtareve pjesëmarrëse në këtë Kupë Bote.

Ish futbollistë si Gordon Benks, Laurent Blank, Kafu, Fabio Kanavaro, Diego Forlan, Diego Maradona, Karles Pujol dhe Nikita Simonian, ndërsa ish-sulmuesi i kombëtares angleze, Geri Lineker, do të jetë drejtuesi i këtij eventi së bashku me gazetaren sportive ruse, Maria Komandnaja.

Sipas rregullores së FIFA nuk do të lejohet që në një grup të ketë më shumë se një skuadër nga e njëjta zonë kualifikimi.

Ndarja në grupe e 32 skuadrave në "Rusi 2018"

GRUPI A RUSIA URUGUAJ EGJIPT ARABIA SAUDITE
GRUPI B PORTUGAL SPANJË IRAN MAROK
GRUPI C FRANCË PERU DANIMARKA AUSTRALIA
GRUPI D ARGJENTINË KROACIA ISLANDA NIGERIA
GRUPI E BRAZIL ZVICRA KOSTA RIKA SERBIA
GRUPI F GJERMANI MEKSIKA SUEDIA KOREA E JUGUT
GRUPI G BELGJIKË ANGLI TUNISIA PANAMA
GRUPI H POLONI KOLUMBIA SENEGAL JAPONI

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]