×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Hetimi pasuror ndaj Klement Balilit, sekuestrohet “Santa Quaranta”
18 ore më parë
Bosnja do njohë Kosovën? Alarmohet Serbia, ja çfarë masash merr
nga I.M (14/11/2017 ora 10:42)

Serbia therret takimin e Këshillit për siguri kombëtare. “Kjo është goditja më e rëndë të cilën mund t’ia bëjë Serbisë një vend fqinj”.

Ministri i brendshëm i Serbisë dhe sekretar i Këshillit për siguri kombëtare Nebojsa Stefanovic ka paralajmëruar takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit me rastin e paralajmërimit të anëtarit të Kryesisë të Bosnje dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegovic, se Bosnja dhe Hercegovina do ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

“Do të kisha dëshiruar se kjo të mos jetë e vërtetë dhe se të bëhet fjalë për interpretim të keq të deklaratës së Izetbegovicit, por nëse është e vërtetë, kjo është një prej goditjeve më të rënda të cilën mund t’ia bëjë Serbisë një vendi fqinj”, ka deklaruar Stefanovic për gazetën serbe Vecernje Novosti, transmeton Gazetametro.net.

Ai është i bindur se kryetari i Serbisë do ta thërrasë Këshillin për siguri kombëtare në 48 orët e ardhshme, duke shtuar se iniciativa e Izetbegovicit “nuk mund të jetë dashamirëse e as pozitive në marrëdhëniet e Serbisë dhe BeH”.Stefanovic ka theksuar se këto paralajmërime nuk janë të mira jo vetëm për marrëdhëniet në mes të dy vendeve, por edhe për marrëdhëniet në mes të dy popujve, por edhe për situatën në rajon “sidomos pas gjithë atyre sinjaleve pozitive të cilat kryetari dhe qeveria e Serbisë i kanë dërguar Bosnjës dhe Hercegovinës dhe gjithë atyre gjërave pozitive, të cilat i kemi bërë në bashkëpunimin e ndërsjellët”.
Izetbegovici në një intervistë për Deutsche Welle ka thënë se Bosnja dhe Hercegovina do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës, gjë që është dashur ta bëjë deri tani.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
Lajm 'bombë', futbollisti shqiptar ndahet nga gruaja e tij superseksi: 'Nuk dua ta përdorë mbiemrin tim'
Nga macja e zezë tek pasqyra e thyer: 10 besëtytnitë që besojnë shqiptarët!
Hueyda flet për partnerin e ri: Ai është dashuria ime e parë dhe shpresoj e fundit!
Iva Aliko dhe Kallashi me sjellje lezbikesh në emision, bëjnë veprimin që nuk pritej
LAJMI I FUNDIT: Arrestohet politikani i njohur shqiptar, ja pamjet
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]