×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Berisha nxjerr datat: Ja kur kaloi kufirin Olsi Rama me makinën me drogë
nga I.M (13/10/2017 ora 01:14)

Kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka folur me emra dhe ka akuzuar direkt vëllanë e kryeminsitrit, Olsi Ramën si një nga kokat e bandës së Xibrakës.

Ai ka theksuar se ka fakte për këtë. “Olsi Rama është gjetur në sistemin TIMS të kalojë kufirin me makinë e përshtatur për transport droge më 10 tetor të vitit 2014 nga Ilir hoxha, Gjonaj dhe Genci Xhixha, kanë kaluar kufirin të gjithë ata që janë brenda”- tha Berisha. Kaluar kufirin të gjithë ata që janë brenda, por Olsi jo, se eshte vellai yt.

I them këtij zotërisë, a është kjo një akuzë konkrete, dil dhe jep shpjegime pse yt vëlla në makinën e kokainës, yt vëlla erdhi me bandë nga Bostoni që merret me trafik drogë dhe të pista, por kjo ishte akuzë e përgjithshme mund të thoni ju.

Tani na thuaj pak është yt vëlla cfarë don ai me makinën e drogës, një nga kryesorët e Xibrakës, apo do thuash si Xhafa, c’me duhet mua se cfarë bën im vëlla. Edi Rama kush i solli kriminelët në Kuvend?

Ndokën përdhunues, Frrokun vrasës, Prengën hajdut vilash dhe trafikant, i solli opozita apo i solle ti? Ti i solle se krimi i dobishëm është për tu nderuar. A kam të drejtë të quaj unë ty Edvin Ndoka, Prenga, Frroku, shumë të drejtë, nuk ke denoncuar asnjë prej tyre

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]