×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Belsh/Amortizohet unaza e qytetit banorët: Qendra s'ka kuptim
nga E.B (13/10/2017 ora 04:17)

Qyteti i Belshit po merr një pajme tjetër këto vitet e fundit. Rilindja e qendrës ka ndryshuar krejtësisht pamjen e qytezës buzë liqenit. Banorët shprehen të kënaqur për këtë fakt.

Por ajo çfarë e prish këtë harmonizim mes qendrës dhe periferisë është pjesa periferike e qytezës.

Problemi më i madh, aktualisht për Belshin mbetet unaza e tij. Për shkak të rregullimit të qendrës, trafiku është devijuar në unazë. Ndërkohë që rruga që përshkojnë sot banorët e zonës është në gjendje shumë të keqe.

 Banorët shprehehn se ndërhyrjet në rrugën e unazës janë të domosdoshme, pasi edhe vet qendra pa rrugën lidhëse nuk ka kuptim

“Ky investim që po bëhet është një rilindje, tashi duhet unaza. Domethënë se kthesat e rrugëve janë të  pa rregulluara, ma do mendja se janë në rregullim e sipër. Unaza e Belshit është  sikur të kapësh veshin e djathtë me dorën e majtë, ja kështu është. Unaza e Belshit, s’kemi çfarë të flasim”-shprehen ata.

Bashkia Belsh ka synim që ta kthejë gjithë Dumrenë në një atraksion turistik me 84 liqenet e saj. Burime nga ky institucion bëjnë me dije se edhe projekti për unazën është dërguar në dikasteret përkatëse dhe pritet financimi i saj.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]