×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Hetimi pasuror ndaj Klement Balilit, sekuestrohet “Santa Quaranta”
18 ore më parë
Abuzimet seksuale në Universitetin e Prishtinës
nga I.M (09/11/2017 ora 07:57)

Derisa në Universitetin e Prishtinës ka probleme të mëdha si: numri i madh i studentëve, mosmbajtja e ligjëratave e konsultimeve, literatura e nevojshme, mungesa e hapësirave për mësim, e madje edhe mungesa e internetit nëper salla, ne ende duhet të merrmi me abuzimet seksuale, duhet diskutojmë pse disa profesorë nuk japin nota kaluese për studente, nëse nuk marrin "dicka" në këmbim të saj. Ka rrugë të ndryshme të cilat shërbenjë për kontaktin e profesorëve me studentet. Nuk nevojitet mund i madh për ta kuptuar se si funksionon struktura brenda fakulteteve te caktuara për kryerjen e punëve të tilla.

Disa profesorë kanë të caktuara studente seksere nëper gjenerata të ndryshme, të cilat përcjellin mesazhet e profesorëve te studentet, keshtu mundësojnë që ky aktivitet jashtëligjor të funksionojë më lehtë dhe që kontakti direkt të eliminohet. Profesorë tjerë "përtacë" janë më të drejtëpërdrejtë, arrijnë të shfrytëzojnë studentet pa ndihmën e seksereve, duke ju propozuar në forma të ndryshme oferta, që nëse ato do të sillen sipas kërkesave të tyre atëherë do kalojnë lehtë nëper provime.

Fjalët e sjellja gjatë ligjëratave, në disa raste janë jashtëzakonishtë absurde, mirëpo gjërat vështirësohen edhe më shumë, kur studentet duhet ti nënshtrohen provimeve apo konsultimeve gjatë vitit akademik e pas provimeve ne kabinete, që i bie të jetë vetëm me profesorin në zyren e tij, këtu kriteret e vendosura në syllabuset e lëndve për kalimin e provimeve më nuk vlejnë, ato zëvendësohen me dëshira seksuale momentale apo të paramenduara të profesorëve. Është i njohur rasti, kur një profesor që ligjëron në Fakultetin Juridik, gjatë bisedës në telefon, i thotë studentes së tij "Provimin te une e ki t'krymë masi pranove me dal me mu, amo që don me ti kry edhe provimet te profesorët tjerë duhesh me dal prap" e i njejti profesor i kërkon studentes tjetër që të i kushtojë më shumë rëndësi pamjes së jashtme duke i thënë "mos e le barkun me tu lshu si shoqes tane, se nuk po më pëlqen." Rast tjeter i nje profesor në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore.
Profesori: ''A din me bo kafe?"
Studentja: ''Po."
Profesori: "Eh që don me kalu provimin duhesh me m'tregu a po i bon në banesë tem apo tanën."

Ka edhe shumë raste nga më të ndryshmet e më banalet se si nenvlerëohen vajzat e gratë brenda universitetit. Fatkeqesishtë, kjo nuk zgjon vëmendje publike, ndoshta jemi mësuar që nga Abetarja të shohim gruan me përparëse dhe miell në kuzhinë, e duke qendisur dhe vazhdojmë pastaj ta trajtojmë si të tillë, të nënshtruar, pa vizion e vetem si objekt seksual gjatë gjithë kohës. Një pjesë e madhe e vajzave të targetuara, që dëshirojnë të mbarojnë studimet me kohë, të vëna nën presion duhet të bëjnë ndoshta edhe "kafe", duhet të jenë në formë të mirë fizike, duhet të dijnë edhe 

gjëra tjera përveç literaturës së lëndëve përkatëse në mënyrë që të plotësojnë dëshirat e maniakëve seksualë brenda Universitetit të Prishtinës. Eshte evidente, se autoritetet akademike po hezitojnë të marrin përsipër mbrojtjen e vajzave që i nënshtrohen abuzimeve të tilla. Kjo mbrojtje, do arrihej me trajtimin e kujdesshëm të raportimeve për rastet e tilla dhe me perjashtimin e menjëhershëm nga universiteti të profesorëve, ndaj të cilëve ngriten dyshime për keqpërdorim të detyrës.

Kjo gjendje e krijuar, si pasojë e heshtjes dhe neglizhencës së menaxhmentëve të njëpasnjëshëm të UP-së nuk duhet lejuar të vazhdojë. Është shumë e rëndësishme që studentet të ndjehen të lira brenda të gjitha njësive akademike të Universitetit të Prishtinës, sepse nëse mosrespektimi i vajzave dhe grave tolerohet në institucionin kryesor të arsimit në vendin tonë, atëherë do të tolerohet kudo.

Liridon Mehmeti, student në Universitetin e Prishtinës.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
Lajm 'bombë', futbollisti shqiptar ndahet nga gruaja e tij superseksi: 'Nuk dua ta përdorë mbiemrin tim'
Nga macja e zezë tek pasqyra e thyer: 10 besëtytnitë që besojnë shqiptarët!
Hueyda flet për partnerin e ri: Ai është dashuria ime e parë dhe shpresoj e fundit!
Iva Aliko dhe Kallashi me sjellje lezbikesh në emision, bëjnë veprimin që nuk pritej
LAJMI I FUNDIT: Arrestohet politikani i njohur shqiptar, ja pamjet
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]