×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
“Mund të shkëputet mali:, Policia njoftim me rëndësi: Mos kaloni në këtë aks
nga I.M (02/12/2017 ora 02:34)

Policia Rrugore ka bere nje njoftim te rendesishem per sigurine e qytetareve, te cileve iu kerkon te mos kalojne ne kete rruge pasi ka rrezik te shembet mali.

“Njoftojmë se, për shkak të reshjeve të shumta që vijojnë të bien, aksi rrugor nacional i cili lidh Komunën Brataj me fshatrat Kuç, Kallarat dhe Bolenë do të bllokohet dhe nuk do të lejohet kalimi në këtë aks i mjeteve apo i këmbësorëve. Në këtë aks rrugor mund të shkëputet një pjesë e shpatit të malit e cila për pasojë mund të rrezikojë jetët e njerëzve.

Shërbimet e Policisë, EC dhe shërbimi i mirëmbajtjes së rrugëve ndodhen tashmë pranë këtij aksi për të qenë në gatishmëri lidhur me  çfarëdo ndërhyrje që mund të jetë e nevojshme. U bëjmë thirrje banorëve të këtyre zonave që për arsye sigurie të mos kalojnë në këtë aks

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]