×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
“Duhet të përdhunohesh dhe të rrihesh që të bëhesh myslimane!”
nga B.Marku (13/10/2017 ora 09:23)

Të mbijetuarat e tregtisë barbare të skllevërve seksualë të ISIS kanë rrëfyer jetën e tyre të tmerrshme, pasi u kapën dhe u mbajtën si të burgosura nga grupi terrorist.

Njëra zbuloi se si gratë Yazidi përdhunohen nga terroristët.

Një viktimë mbeti shtatzënë si pasojë e dhunimit nga një luftëtar i ISIS dhe u dhunua derisa të dështonte.

“Burrat përdornin deri në shtatë vajza në dhomë, kështu që të gjithë mund ta imagjinoni vazhdimin, britmat ishin në qiell. Ata të gjitha po bërtisnin, por nuk mund ta ndihmonin njëra-tjetren. Duhej të shihnin dhe të kalonin nëpër atë që po ndodhte”, tha ajo.

Një tjetër viktimë përshkroi që u përdhunua nga bandat dhe pastaj u shit disa herë në grupe të ndryshme njerëzish. Sipas saj “duhet të përdhunoheshe që të bëheshe myslimane”.

Viktimat gjithashtu folën për një dokument prej 27 faqesh që përcakton rregullat për luftëtarët e ISIS dhe si t’i trajtojnë skllevërit e tyre seksualë.

Në të thuhet: “Skllevërit mund të rrihen për qëllime disiplinore, por jo për kënaqësi ose torturë”. Gjithashtu theksohet: “Skllevërit janë pronë në mënyrë që ata të mund të blihen, shiten ose jepen si dhuratë. Është e lejuar të ketë marrëdhënie me një skllave që nuk ka arritur moshën e pjekurisë nëse ajo është e përshtatshme për të. Nëse jo, ajo mund të gëzohet pa marrëdhënie”.ShkodraNews

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
“S’keni parë gjë akoma”: Del prova e parë e prishjes së provave për Tahirin
"S'ka prova?! Prova për të tërë", gazetari Hoxha "mbush" me prova Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Habit portieri serb: 'Më e lehtë të luaje në Elbasan se në Serbi, këtu neve na...'
“Ta marr për leckash, turithara, shëmtira e dreqit”, simpatizantja e Tahirit ofendon gazetaren (Video)
Bëhuni gati! Nesër do të ketë reshje dëbore në këto zona të Shqipërisë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]