×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Hetimi pasuror ndaj Klement Balilit, sekuestrohet “Santa Quaranta”
18 ore më parë
“Saimir Tahiri i dërgoi 3 milionë euro Ramës që t’i shpëtonte burgut”
nga E.B (09/11/2017 ora 08:04)

Akuza të tjera ka hedhur ish-kryeministri Sali Berisha, ndaj kreut të qeverisë Edi Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas deputetit të Partisë Demokratike, që t’i shpëtonte burgut, pasi emri i tij u përmend në përgjimet e vëllezërve Habilaj të arrestuar në Itali për trafik droge, Tahiri i çoi në zyrë 3 milionë euro Ramës.

“Si shpëtoi Saimir Trafiku burgut do thoni ju? I dërgoi 3 milionë euro në zyrë Noriegës tuaj, ja kështu shpëtoi”, tha Berisha.

“Prokurori më i specializuar në botë kundër mafies paraqiti akt-akuzën kundër Tahirit dhe Habilajve të tij. Sipas ligjit të antimafiave, Saimir Tahiri përbën anëtar kryesor të grupit të Habilajve vetëm me makinën e tij.

Ky nuk kishte asnjë detyrë tjetër në grup, përveçse të siguronte targën qeveritare, që të mos i ndalonte policia. Autoritetet italiane pa të cilët ne nuk bëjmë dot gjë, dorëzuan dosjen. Por kanabistët në parlament e rrëzuan atë. I tregoi Tahiri kokun e maçokut atij, dhe Rama mbylli provat. E bllokuan drejtësinë me një akt unik në 27 vite. Kërkesa e prokurorisë duhet zbatuar automatikisht”, tha Berisha.

Gjithashtu ish-kryeministri tha se kreu i qeverisë nuk ka folur asnjë fjalë për paratë e sekuestruara biznesmenit dhe dy patentave të ish-ministrit.

“Pse Rama nuk thotë një gjysmë fjalë për eurot e sekuestruara. Pse nuk thotë gjysmë fjale për dy patentat. Pse zhduket nga Parlamenti ai? Ka një javë. Kjo ndodh sepse po i ngushtohet rrethe, jo Saimir trafikut, por Noriegës, Olsi trafikut. Po mos qe Edi me Olsin, Saimirit nuk do ia mbante kurrë, jo të jepte makinën, jo të blinte skafet, po as se mund të gjendej në këtë situatë.

Në këto kushte, ku janë? Ikja dhe mbathja janë zgjidhja? Është e afërt dita kur ju të gjithë do të skuqeni duke parë se cili është Rama i vërtetë. Ka krijuar narko-shtetin dhe do të jetë viktimë kryesore e tij. Kjo ngrehinë e ndërtuar mbi drogë, do të zërë ramë, Olsi, Saimir trafikun dhe të gjithë ata që ndërtuan ngrehinën”, vijoi Berisha.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
Lajm 'bombë', futbollisti shqiptar ndahet nga gruaja e tij superseksi: 'Nuk dua ta përdorë mbiemrin tim'
Nga macja e zezë tek pasqyra e thyer: 10 besëtytnitë që besojnë shqiptarët!
Hueyda flet për partnerin e ri: Ai është dashuria ime e parë dhe shpresoj e fundit!
Iva Aliko dhe Kallashi me sjellje lezbikesh në emision, bëjnë veprimin që nuk pritej
LAJMI I FUNDIT: Arrestohet politikani i njohur shqiptar, ja pamjet
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]